Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takim miqësor dhe frytdhënënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli në Facebook.