Aktuale

Pacolli: Me këtë koalicion proceset do të ecin përpara

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka lidhur koalicion me PAN’in për të mirën e qytetarëve dhe të rinjve të Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se me këtë koalicion proceset do të shtyhen përpara.

“Ky koalicion është për qyetetarin, të rinjtë e Kosovës, shtendërtimin dhe daljen nga kriza institucionale. Ky është interesi kryesor”, ka thënë Pacolli.

“Jam i bindur që tani me këtë koalicion ne do t’i shtyjmë proceset përpara, dhe do të kemi hapsirë të punojmë dhe do të ketë harmoni me kryeministrin Haradinaj”, është shprehur kreu i AKR’së, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja u nënshkrua pas largimit të AKR’së nga koalicioni me LDK’në.