Aktuale

Pacolli i brengosur që të rinjtë po humbin jetën në vendin e punës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka quajtur të dhimbshëm dhe trishtues lajmin për vdekjen e të riut në Mitrovicë, pas shembjes së një pjese të ish Hotelit “Adriatik” në këtë qytet.

“I dhimbshëm dhe trishtues lajmi tragjik për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia na është shndërruar në përditshmëri!”, ka thënë Pacolli.

Kryediplomati kosovar ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin të gjitha masat dhe të hetojnë rrethanat e këtij incidenti.

“Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rinjë. I ftoj institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti”, është shprehur Pacolli në një shkrim në rrjetin social Facebook. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli