Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar se sot do t’i bashkohet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të ndahet përfundimisht me AKR-në.
Kalimin e tij në Vetëvendosje në një konferencë për media e ka komentuar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli
Pacolli ka thënë se nuk është hidhëruar me largimin e Bahtirit nga partia e tij, shkruan FaktePlus.
“Ne nuk mirrem me persona, AKR ka lind si subjekt politik, natyrisht ka marr njerëz, janë eduku, kanë marrë forcë… kanë shku dhe AKR-ja është këtu përgjithmonë, ne jemi liberal. Nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë e shkojnë”, ka thënë Pacolli pas nënshkrimit të koalicionit me Nismën.
Pak orë më parë, në një prononcim për FaktePlus, Bahtiri deklaroi se aderimin e tij në këtë subjekt do ta bëjë publik sot në orën 16:00, dhe do të marr me vete 600 persona.
Ndryshe, Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës dy mandate radhazi. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen./FaktePlus/