Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, foli për dështimin e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
Deputeti i Vetëvendosjes tha se dikush duhet të marr përgjegjësi për dështimin në këtë organizatë sepse zyrtarët shtetëror kanë thënë do të anëtarësohet Kosova dhe në fund doli me minus 11 vota.
Por kryediplomati Pacolli tha se nuk dëshiron të mendoj që ai nuk është përgjegjës, sepse secili bartës institucional është përgjegjës.
“Është bërë punë e madhe. Unë asnjëherë nuk kam thënë se ne do të jemi anëtar të Interpol-it. Deklarata ime ka qenë që Kosova meriton anëtarësimin në këtë organizate. E kanë keqinterpretu sepse nuk kam thënë se do të jemi anëtar të Interpol-it”, tha Pacolli.
Ai me tutje shtoi se Kosova është shtet i vogël dhe të pretendosh ti kesh dy të tretat e votave është jo realiste. Pacolli madje ka demonstruar se si ka lobuar Serbia për të mos u anëtarësuar Kosova në Interpol.
“Serbia ka pasur dhjetë vajza goxha të bukura aty brenda dhe secila shkonte tek përfaqësuesit e shteteve ia vënte dorën në qafë dhe ia linte zarfin aty”, tregoi Pacolli. “Absolutisht vitin e ardhshëm do të aplikojmë për INTERPOL”, theksoi Pacolli.