Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli ka marrë vendim që nga sot ta shpallë person non-grata fituesin e çmimit Nobel Peter Handke.
Këtë Pacolli e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, përcjell FaktePlus.
Pacolli, ka thënë se mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.
Për fituesin e këtij çmimi pati shumë kundërshtime, pasi që Handke konsiderohet përkrahës i madh i Millosheviqit.
Madje, shumë shtete kanë refuzuar edhe që të jenë pjesëmarrëse në ndarjen e këtij çmimi./FaktePlus