Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar votimin e pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.
Ai ka thënë se është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane, përcjell lajmi.net.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian.
Ky është postimi i plotë:
Është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike. Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal. /Lajmi.net/