Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shef i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën bisedoi rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.
Ambasadorja Apostolova me këtë rast përgëzoi Pacollin për detyrën e re, duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e agjendës për reforma evropiane.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur përkushtimin e tij në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan.