NJË 63-VJEÇAR KA MBETUR I VDEKUR MËNGJESIN E KËSAJ TË DIELE NË SPITALIN E GJIROKASTRËS “OMER NISHANI” PASI ËSHTË RRËZUAR NGA BALLKONI I KATIT TË DYTË.
Bëhet e ditur, se viktima quhet Gëzim Malka, banor i fshatit Pacom, i cili kishte disa ditë që ishte shtruar në kirurgjinë e këtij spitali.Ndërsa policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për vërtetuar nëse i moshuar ka rënë aksidentalisht apo është hedhur me vetëdije për t’u vetëvrarë.