Në fjalën jashtë rendit të ditës deputeti Kujtim Paçaku nga 6 Plus është ndier i ifenduar ndaj fjalorit të deputetit Adem Grabovci dhe deputetes Safete hadërgjonaj të cilët kanë përdorur epitetet ‘gabel’ dhe ‘magjup’ në përgjimet e publikuara në media.
“Unë jam shkrimtar i komunitetit rom e jo as i magjupve dhe gabelëve. Në ato përgjime Grabovci dhe Hadergjonaj përbuzin komunitetin rom me fjalën gabel e magjup. Unë nuk largohem nga kjo foltore tani që dikush nga koleget e mi shqiptarë të kërkojë falje njerëzore. Pres prej jush që të kerkojë falje.”. ka thënë Paçaku.
Pas kësaj kërkese ishte kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që ka kërkuar falje publike për këto epitete ndaj komunitetit rom. /KosovaPress/