ShowBiz

“Pablo” kalon 1 milion klikime (Video)

Kënga Pablo e sjellë nga Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi, si duket është ndër këngët më të pëlqyera në vendin tonë aktualisht.

Vetëm 5 ditë pas publikimit kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime në kanalin muzikor Youtube. Me suksesin e saj është i kënaqur edhe produksioni muzikor i saj Redbox Entertainment, të cilët kane publikuar pjesë nga ky bashkëpunim në rrjetin social Instagram,duke i falënderuar fansat për mbështetjen, shkruan KosovaPress.

“Pablo”, ka marrë shumë komente pozitive dhe përkrahje nga publiku që nga dalja në treg, veçanërisht nga adhuruesit e hip hopit dhe fansat e artistëve.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i tyre, pasi që Ledri Vula dhe Lumi B, kanë sjelle para dy muajsh edhe një tjetër hit “Krejt shokt e mi”, që deri tash ka marrë më shumë se 9 milion klikime.