Arsim & Kulturë

PAAF 2018 në Kolegjin AAB mbylli edicionin e sivjetmë, këta janë fituesit e çmimeve

Me aktivitete të shumta, Festivalit Ndërkombëtar “Prishtina Architecture and Arts Festival” (PAAF 2018), në Kolegjin AAB ka mbyllur me sukses edicionin e sivjetmë.
Gjatë ditës së djeshme, pos Konferencës Shkencore, aktivitetet kanë vazhduar me koncertin e muzikës akuzmatike, të kompozitores Donika Rudi, mësimdhënëse në Fakultetin e Muzikologjisë në AAB, pastaj më shfaqjen e filmave të shkurtër.

Konferenca Shkencore e festivalit PAAF 2018 mblodhi shumë arkitektë dhe artistë, dizajnerë grafik dhe dizajnerë të modës, piktorë, muzikologë etj, nga SHBA, Italia, Sllovenia, Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia, të cilët gjatë ditës së djeshme prezantuan punimet e tyre shkencore, nga të cilat disa që do të përzgjedhen, do të botohen në Revisten Shkencore Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, “Thesis”.

Ndërsa, Koncert i muzikës akouzmatike, vepër e kopmozitores Donika Rudi është zhvilluar përmes sistemit oktofon të 8 altoparlantëve, ku pjesëmarësit kanë pasur mundëisnë të ndiejnë hapësirën dhe të lejojnë imagjinatën që të vendosë ndjesitë e tyre hapësinore.

Koncerti i muzikës akuzmatike ka qenë një risi jo vetëm për Kolegjin AAB, por edhe për Kosovën dhe mbrarë rajonin, pasi ky lloj koncerti është shumë i rrallë dhe mbahet nëpër pak vende të Evropës.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë shfaqur edhe disa filma dokumentarë të metrazhit të shkurtë, të punuar nga studentët e vendeve të ndryshme të rajonit, si dhe nga ata të Fakultetit të Komunikimit Masiv – dega Produksion të Kolegjit AAB.

Në fund të ditës së djeshme, u ndanë edhe çmimet për punimet më të mira në PAAF 2018.

Me këtë rast, kryetarja e jurisë së PAAF 2018, Burbuqe Berisha, e cila është edhe dekane e Fakultetit të Komunikimit masiv të Kolegjit AAB, tha se janë munduar që të përmbledhin punimet më të mira dhe se kanë bërë një seleksionim për të cilin, ajo thotë se ka qenë mjaft dinjitoz.

“Kemi garu shumë dinjitetshëm me shkolla të tjera të filmit siç ka qenë me ato sllovene, të Bosnjës, Maqedonisë dhe të gjitha vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë festival. Kemi pasur shumë sfida për me e nxjerrë më të mirin”, u shpreh ajo.

Kanë qenë 14 filma, një nga Sllovenia, dy nga Bosnja dhe Hercegovina, tre nga nga Shqipëria, pesë nga Kosova si dhe një nga Maqedonia. PAAF 2018 shpërbleu me çmime tre filmat fitues të këtij edicioni.

Çmimin e Inkuraimit e fituan tre filma:
“Për ty Atdhe” – Fitim Rrustemi – Kosovë
“Një ditë dimri në Blinajë” – Valon Demiqi – Kosovë
“Čistoća” – Neven Samardžić – BeH

Poashtu, u ndanë edhe tri çmime për dizajnin më të mirë:
Brendimi më i mirë – Çlirim Vokshi
Diploma më e mirë në dizajn të enterierit – Arbenita Mehmeti
Diploma më e mirë në kategorinë e arkitekturës – Selman Sejdiu

Në këtë mbrëmje u dhanë edhe mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në PAAF 2018, të cilat i ndau drejtori i këtij Festivali, Bujar Demjjaha.

Aktivitetet e Festivalit Ndërkombëtar “Prishtina Architecture and Arts Festival” (PAAF 2018), kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ku pjesëmarrësit e këtij festivali patën munëdsinë të ndjekin programin në terren, i cili kishte për qëllim promovimin e vlerave kulturore e arkitektonike të Kosovës. /Gazeta KNN