Arsim & Kulturë

PAAF 2018, në Kolegjin AAB filloi punimet Konferenca e Arkitekturës

Në Kolegjin AAB po vijon dita e dytë e aktiviteteve të Festivalit Ndërkombëtar “Prishtina Architecture and Arts Festival”, PAAF 2018 me konferencën shkencore, në të cilën po marrin pjesë arkitektë dhe artistë, dizajnerë grafik dhe dizajnerë të modës, piktorë, muzikologë etj, që vijnë nga SHBA, Italia, Sllovenia, Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.

Në hapje të kësaj konference, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa tha se Kolegji AAB që nga themelimet e tij i ka kushtuar kujdes të veҁantë krahas mësimit, edhe komponentës shkencore si menyra më e mirë e ngritjës së cilësisë së studimeve.

“Në këtë drejtim Fakulteti i Arkitektures ështe dalluar me konferencat shkencore duke sjellë ekspertë dhe pedagogë kulminant nga Europa dhe SHBA. Këto Konferenca u organizuan për studentë por edhe studentët dhanë kontributin e tyre shumë të madh në organizimin e tyre”, tha ai, duke shtuar se sivjet, ky fakultet e ka zgjeruar aktivitetin e vet duke u fokusuar në autencitetin dhe identitetin.

Rektori Tafa theksoi se përveҁ përqëndrimit në temë, risi e kësaj konference është që perqendrimi i saj ndodh edhe në territor që përkundër diversitetit kulturor që ka rajoni, i cili megjithatë sipas tij, është një territor që me shekuj ka krijuar një identitet unik që vlenë dhe duhet të studiohet në mënyrë gjithëpërshirëse dhe se këtë e bënë ky Festival i Arkitekturës dhe Artit të Prishtinës në edicionin e vet të parë dhe që planifikon të jetë tradicional.

Ai, mes tjerash falënderoi edhe partnerët që dhanë kontributin e tyre si në këshillat shkencore ashtu edhe artistike, poashtu një falënderim të veçant, rektori Tafa i bëri edhe ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, e cila sot do të prezantojë para studentëve dhe mësimdhënësve projektin e ndërteses së re të tyre në Prishtinë dhe që studentëve të Kolegjit AAB do t’ia mundesoje viziten e kantierit ne fjalë që është në fazën perfundimtare.

Në anën tjetër, dekani i Fakulteti të Arkitekturës Bekim Ceko, i përgëzoi organizatorët e PAAF 2018 dhe tha se tema e këtij festivali e emëruar si “Sound of place” shtjelon problematikat bashkëkohore për me i kërku zgjidhjet alternative në art dhe arkitekturë.

Ai ftoi studentët që të përcjellin të gjitha punimet e seksioneve shkencore të kësaj konference, pasi siç thotë ai, kjo është në interes të përgjithshëm.

Këtë konferencë me një fjalë rasti e përshendeti edhe zëvendës ministria e MKRS-së Burbuqe Vakia-Deva, e cila tha se trajtimi i vlerave dhe temave të tilla do të thotë një avancim përpara në fushën e artit sidomos në ndërlidhjen e të gjitha fushave të artit me artin bazë që ne e quajmë arkitekturë.

“Vet motoja e këtij festivali “Tingulli i vendit”, do të thotë shumë për këtë ngjarje, andaj besoj se të gjithë ju dhe të gjithë ne, që besoj se do të jetë edhe në formë të promovimit të kësaj konference, temat që do të trajtohen, do të shërbejnë edhe në punën tonë në të ardhmen”, tha ajo.

Vakia-Deva tha se vetë fakti që këto vlera të artit të ndërlidhura në bazë të arkitekturës, trajtohen dhe diskutohen në këtë konferencë, do të thotë që synimi është edhe ngritja apo promovimi i diversitetit kulturor, i cili siç thotë ajo, është prioritet në vete dhe për Ministrinë e Kulturës.

Konferenca e arkitekturës po vazhdon punimet e saj në seksione të ndara, me pjesëmarrjen e folësve kryesorë nga Italia, Sllovenia, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Kosova.

Në kudër të festivalit PAAF 2018, i cili në këtë edicion zhvillohet nën temën The sound of place, gjatë ditës së do të jetë edhe koncerti i muzikës akuzmatike, me kompozitoren Donika Rudi, mësimdhënëse në Fakultetin e Muzikologjisë në AAB.

Në ditën e fundit të PAAF 2018, të shtunën, pjesëmarrësit e festivalit do të kenë mundësi të ndjekin programin në terren, i cili ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore e arkitektonike të vendit tonë. /Gazeta KNN