Në Maqedoni ra bora e parë vetëm një ditë para përfundimit të verës kalendarike , ani pse nuk arriti të krijojë shtresë të bardhë, transmeton Express.
Bora e parë në Maqedoni ka rënë në një prej vendeve më të larta në vend, në Pelister.
Me shumë gjasa sot nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga kjo borë, por kjo nuk ka kaluar pa e vërejtur një person i cili ka treguar se ka rënë borë në Pelister . Duke u nisur nga kjo, është shumë e mundshme që edhe në majet tjera malore mbi 2400 metra përgjatë kalimit perëndimor malor të ketë rënë borë./Express/