Aktuale

Osmani uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Nëpërmjet një mesazh urimi Osmani thotë se në këtë kohë pandemie Festa e Pashkëve ortodoks duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.

Në mesazhin e saj thuhet:

“Në këto ditë kur po përballemi nga pandemia Covid-19, Festa e Pashkëve ortodoks duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.

Ashtu siç Pashka simbolizon kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duhet ta ringjallim forcën për të ecur përpara me besim tek njëri-tjetri për një të ardhme më të mirë!

Për shumë mote Pashkët, gjithë besimtarëve ortodoksë!​