Aktuale

Osmani uron besimtarët katolikë dhe protestantë për festën a Pashkëve

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkëve.

Me këtë rast, ajo i ka ftuar qytetarët që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

“Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes”.

“Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid-19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore”.