Kandidatja për kryeministre e nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk ka qenë e pranishme në takimin që nisi në orët e para të mëngjesit, ku i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u takua me dy anëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.
Osmani është parë duke hyrë në Selinë Qendrore të LDK-së, pas përfundimit të takimit.
Kujtojmë që delegacioni gjerman do të takohet në vend edhe me kreun e VV-së, Albin Kurtin.
