Aktuale

Osmani përkujton heorin Ilir Konushevcin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin e Kosovës, Ilir Konushevcin.

Osmani ka thënë se Konushevci u vra në misionin e tij fisnik dhe përkrah mjekut torpojan Hazir Mala të cilët po sillnin pushkët e lirisë.

“Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Mala, teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm që kishte marrë formë, por edhe ishte afër”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka theksuar se Konushevci u vra në pritë në Bajram Curr dhe fare pak para së të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë.

Ndër tjera Osmani ka thënë se vrasja e tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin.

“Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim! Sot Kosova është e lirë, e Iliri hero”, ka përfunduar ajo.

the authorGazetaKNN