Kandidatja e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka shpërndarë asnjë poster për të bërë fushatë për zgjedhjet e 11 qershorit.
Kështu ka shkruar në Facebook Osmani, transmeton GazetaBlic:
Shënimi i plotë:
“Për informatën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe organeve që po merren me organizimin e zgjedhjeve:
Vjosa Osmani nuk ka shpërndarë nëpër Kosovë ASNJË poster të vetëm as në këto zgjedhje dhe as në zgjedhjet e kaluara. Kushdo që mund të ketë bërë një gjë të tillë pa u autorizuar nga unë e pa lejen time, është duke shkelur ligjin, dhe për këtë shkelje do të përgjigjet. Tani do të informojë policinë dhe KQZ-në për këtë shkelje dhe keqpërdorim të identitetit dhe emrit tim për interesa të ulëta që bien ndesh me rregullat e fushatës zgjedhore”.