Një ndër deputetët që nënshkruan për organizimin e debatit të nesërm për demarkacionin, Vjosa Osmani tha për Gazetën Express se qeveria nuk ja ka dërguar deputetëve iniciues së debatit të gjithë materialin e plotë në lidhje me marrëveshjen e demarkacionit.
Ajo konfirmoi që do të marrë pjesë dhe nesër do të mbrojë idenë e saj duke u bazuar të fusha juridike e së Drejtës Ndërkombëtare.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pret që nesër të zhvillohet një debat profesional dukë lenë mënjanë interesat vetjake.
Në këtë debat pritet të marrin pjesë deputetë, profesor universitarë e përfaqësues nga akademia e shkencave të Kosovës. Po ashtu, pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në Kosovë si dhe zyrtarë nga agjenci të ndryshme në vend.





















