Kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu është kundërpërgjigjur PDK-së, pasi që këta të fundit e kanë bojkotuar mbledhjen e kryesisë, si shenjë pakënaqësie për zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi.
Osmani tha pas mbledhjes se nuk është njoftuar formalisht nga partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli. Ajo ju ka bërë thirrje PDK-së që të shkojnë në mbledhje të kryesisë për të dhënë kontributin e tyre.
“Kryesia e Kuvendit nuk është njoftuar formalisht nga ana e PDK-së, e konsideroj si të pa nevojshme sepse fotografia e presidentit aktual, në asnjë moment nuk është larguar nga ana e kabinetit, por vetëm është zhvendosur, përderisa është brenda zyrës, vendi është i dukshëm, vetëm ana ka ndryshuar. Thirrja ime është që të vijnë të kontribuojnë që këto çështje t’i qojmë bashkërisht përpara”, tha Osmani.