Aktuale

Osmani: Familja Jashari e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës para botës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot janë në Prekaz për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të atyre që luftuan për lirinë e vendit, njofton Klan Kosova.

“Jo vetëm në këto data, në çdo ditë, në çdo moment duhet ta përkujtojmë këtë sakrificë të familjes Jashari që i ka vënë themelet shtetit tonë”.

“Kjo ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës para botës se popullo shqiptar ishte i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, tha Osmani.

Gjatë homazheve që u bënë për nder të 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, Osmani u shoqërua edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar.

the authorGazetaKNN