Aktuale

Osmani e Deda në SHBA, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda po qëndrojnë në një vizitë në ShBA.

Deputetja Osmani ka njoftuar përmes Facebook-ut se të dy kanë zhvilluar një takim me kongresmenët amerikanë Peter Roskam dhe David Price, me të cilët ndër të tjerash është diskutuar edhe për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Takim shumë produktiv në Kongresin e SHBA me kongresmenët Peter Roskam dhe David Price, ku diskutuam për vazhdimin e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës, transformimin sa më të shpejtë të FSK-së në ushtri dhe mënyrat e tjera se si mund të bashkëpunojmë që niveli i demokracisë në Kosovë të rritet”, ka shkruar Osmani në Facebook./KosovaPress/