Aktuale

Osmani do t’i përgjigjet kërkesës së Thaçit për seancë

Pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi, drejtuar kryetares së Kuvendit, që të mbahet një seancë parlamentare, sot në orën 16:00, shumë shpejt do të vijë përgjigjja nga ana e Osmanit.

Gazeta Blic, ka biseduar me anëtarë të kabinetit të kryetares së Kuvendit, të cilët kanë thënë se pas pak do të dalin me qëndrim zyrtar për kërkesën e presidentit Thaçi.

“Pas pak do të dalim me qëndrim zyrtar për tu përgjigjur në kërkesën e presidentit Thaçi”, kanë thënë ata për Gazetën Blic.

Presidenti Thaçi, i ka shkruar kërkesë zyrtare Osmanit, që t’i mundësohet adresimi para deputetëve të Kuvendit.

Kërkesa e Thaçit është që të ketë sot seancë, duke filluar nga ora 16:00.

Por, gjithçka pritet të sqarohet në përgjigjen që Osmani do ia kthejë kësaj kërkese të Thaçit.

the authorGazetaKNN