Aktuale

OSHP-ja fut në listë të zezë kompaninë “5 Vëllezërit Mulaku”

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka fut në listë të zezë kompaninë “5 Vëllezërit Mulaku”-Prishtinë. Ky vendim i OSHP-së është marrë pasi Policia e Kosovës ka parashtruar kërkesë në OSHP që të veprohet konformë ligjit të Prokurimit Publik.

Më pas paneli shqyrtues i OSHPË-së, ka gjetur se kompania në fjalë ka falsifikuar notorizimin e një diplome të inxhinierit të arkitekturës Dega në Arkitekturës.

Kompani për një periudhë 6 mujore i ndalohet pjesëmarrja në tenderë publik. Sipas OSHP-së, operatori ekonomik, në këtë rast Policia e Kosovës ka has në këtë dokument të falsifikuar në aktivitetin e prokurimit “Renovimi i qendrave të ndalimit në sakiconin policor Prishtinë, Gllogovc, Podujevë dhe Lipjan”.

Ja  vendimi i OSHP-së.