Radio Gjakova për herë të 12-të, sot është nikoqire e radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, dhe Lugina e Preshevës, të cilat me krijimtarinë radiofonike vijnë në festivalin “Radiofest”.
Radiot pjesëmarrëse edhe në këtë festival kanë konkurruar me reportazhe që i dedikohen trashëgimisë kulturore, pastaj me raporte radiofonike dhe spote publicitare.
Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është një konkurs që më shumë sesa gara, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të të gjithë atyre që të përbashkët e kanë punën në radio./KosovaPress/