Aktuale

Orë përkujtimore për Gelosh Gjokaj në New York

Sot në New York mbahet orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar, me përmasa botërore, Akademikut Gelosh Gjokaj, i cili u nda nga kjo jetë më 25 shtator në Gjermani, ku edhe i kaloi vitet e fundit të jetës.

Për rrugën jetësore dhe krijimtarinë artistike të këtij kolosi të artit, do të flasin njohës të jetës dhe veprës së tij nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj.

Ora përkujtimore është organizuar nga Shoqata “Malësia e Madhe”- New York, dhe do të mbahet në lokalin Eastwood Manor Caterers,371 Eastchester Rd,Bronx NY 10469, në orën 14:00.

“Ejani t’i japim nderimin e fundit dhe të përkujtojmë piktorin e madh shqiptar, Akademikun e ndjerë Gjelosh Gjokaj, që ka lënë pas vetes mbi 3000 vepra artistike”, thuhet në ftesën e kësaj shoqate./KosovaPress/