Rajon & Botë

Orban: Ngjarja në Berlin sulm ndaj vlerave të krishtera

Kryeministri konservator hungarez, i cili mban një qëndrim të ashpër kundër migracionit, Viktor Orban, e përshkroi sulmin e mbrëmshëm në Berlin si një goditje ndaj vlerave të krishtera.

Dje, jo vetëm qytetarët e Berlinit, por e gjithë Evropa dhe vlerat tona të përbashkëta të krishtera morën një goditje”, shkruan Orban në një letër për kancelaren gjermane, Angela Merkel, sipas agjencisë hungareze të lajmeve, MTI.

Në letër, Orban gjithashtu dënoi çdo formë të terrorizmit dhe dhunës dhe kërkoi të punojë me Gjermaninë në interes të sigurisë evropiane.

Vitin e kaluar, pasi kriza e migrimit arriti kulmin në Evropë, Orban u shfaq si një zë kryesor, i cili kërkoi që të ndalohet fluksi i pakontrolluar i  njerëzve.

Ai kritikoi ashpër politikën e kufinjve të hapur të Merkelit si një ftesë për emigrantët kryesisht islamike, të cilët ai në mënyrë të përsëritur i ka konsideruar si një kërcënim për të krishterët në Evropë.