Aktuale

Opozita zotohet se do ta zgjidhë në rrugë politike Demarkacionin

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka filluar mbledhjen ku pritet të arrihet një konsensus midis pozitës dhe opozitës për përpilimin e një deklarate, në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave që më pas do t’u dërgohet shteteve të Bashkimit Evropian (BE), shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Komisionit, Elmi Reçica ka lexuar deklaratën, e cila ndër të tjera theksonte: “Ne deputetët jemi të përkushtuar për integrimin evropian dhe për marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Pavarësisht dallimet që kemi koalicioni qeverisës e opozita qëndrojnë të bashkuar për rrugën e integrimit. Ne si përfaqësues kërkojmë mirëkuptimin e vendeve të BE-së që qytetarët e Kosovë të lëvizin të lirë”.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesi i “Nismës për Kosovën”, Zafir Berisha, ka kërkuar që të shtohet një paragraf, ku të potencohet se opozita garanton se do të japë kontributin dhe është e zotuar që Demarkacionin me Malin e Zi do ta zgjidhin nëpërmjet rrugës politike.