Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, për shkak të moszbatueshmërisë së rezolutës së Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në Mitrovicë.
Me iniciativën e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, është mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare opozitare, pas të cilit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkohet dorëheqja e Qeverisë.
“Si pasojë e mosrepektimit të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe shkeljes së demokracisë në vend, e po ashtu për shkak të papërgjegjësisë në qeverisje që po i sjellë vendit dëme të konsiderueshme, zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje”, thuhet ndër te tjerash në deklaratën e nënshkruar nga Glauk Konjufca, shef i GP të VV-së, atij të AAK-së Pal Lekaj si dhe Valdete Bajrami shefe e GP të Nismës për Kosovën./KosovaPress/