Grupi Parlamentar i LDK’së dhe VV’së kanë dorëzuar sot një kërkesë me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme. Sipas tyre, seanca do të mbahet për të diskutuar dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të LDK-së.
“Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK’së.
Në këtë komunikatë, po ashtu thuhet se Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nuk përgjigjet në interesimin e deputetëve për ҫështje të politikës së jasthme, pasi rrallë merr pjesë në seanca të Kuvendit.
Seanca është kërkuar të mbahet me datë 16 nëntor 2018, në orën 10.00./GazetaExpress