Aktuale

Opozita kërkon ndryshimin e deklaratës për liberalizim të vizave

Deputetët e partive opozitare nuk janë pajtuar që ta votojnë një deklaratë të përbashkët me anë së cilës kërkohet nga Bashkimi Evropian që mos t’u vejë kushte qytetarëve të Kosovës për të qarkulluar pa viza.

Një deklaratë e lexuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica nuk ka hasur në mbështetje tek deputetët e opozitës, ndërsa e kanë përkrahur partitë në koalicion PDK dhe LDK.

Deputetët opozitarë kanë kërkuar që deklarata të ndryshohet dhe për të rënë dakord kryetari i Kuvendit ua ka dhënë një pushim në mënyrë që të harmonizojnë qëndrimet e tyre.

Ndërkohë deputetët e PDK-së dhe LDK-së kanë thënë se mos votimi i kësaj deklarate është padrejtësi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës.

Në deklaratën e prezantuar në Kuvend  nga Reçica kërkohet nga BE që për Kosovën të hiqen pengesat e lëvizjes së lirë.

 

“Ne deputetët  Republikës së Kosovës të përkushtuar për integrimin e vendit tonë në BE përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut të përkushtuar për fqinjësi të mirë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të mirë me malin e zi dhe shtete fqinje, pavarësisht dallimeve që kanë mbi mënyrën e shënimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojmë të bashkuar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, duke marrë për bazë këtë konsensus parimor ne si përfaqësues të popullit  kërkojmë mirëkuptimin e vendeve të BE së që qytetarët e Kosovës të ju njihet e drejta e lëvizjes së lirë në zonën Shengen”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e lexuar nga deputeti Reçica.

Në përkrahje të kolegut të tij ka dalë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri i cili tha se mosvotimi i kësaj deklarate është një padrejtësi që po bëhet pasi siç tha ai është punuar dhe është hartuar kjo deklaratë pas shumë përpjekjeve. LDK sipas Ismet Beqirit do të përkrah deklaratën.

 

“Ne si grup parlamentar duke e pas të qartë se veçmas pika e 3 e thotë në mënyrë të qartë se ne kemi dallime në qasjen ose mënyrën e shënimit të kufirit në mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe qartë e thotë se ekzistojnë këto dallime por  po ashtu konsiderojmë si grup parlamentar  se një deklaratë e jona është shprehje e vullnetit të mirë si Kuvend si parti politike për atë që qytetarët tanë ose BE-ja  ta ketë parasysh këtë nevojë imediate të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe se kjo deklaratë në asnjë mënyrë nuk legjitimon pozicionet që janë të qarta kohë të gjatë mes pozitës dhe opozitës, por është një lloj vullneti i mirë i shprehur me një deklaratë pavarësisht e dimë sa mund të ketë fuqi ose a ka fuqi ligjore kjo e kem të qartë që është më shumë që është deklaratë politike dhe vullnet mirë por ne si grup parlamentar do e mbështesim k ëtë deklaratë që u lexua nga kryetari i komisionit”, tha Beqiri.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje tha se për liberalizim të vizave kushte kryesore janë Demarkacioni dhe krimi e korrupsioni andaj shtoi se këto kritere duhet plotësuar nga qeveria e jo nga opozita.

 

“E dimë që interes i qytetarëve është liberalizimi i vizave, dhe është e padrejtë sepse ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave mirëpo janë dy kushte tjera të cilat i janë vënë Kosovës që lidhet njëra me demarkacionin dhe tjetra me luftimin e krimit të organizuar dhe e korrupsionin për të cilin kontribut nuk mund të jep opozita por është qeveria që do të duhej ta plotësoj këtë kusht ndërkohë që kushti tjetër që lidhet me demarkacionin ne e kemi shpreh gatishmërinë duke u ulur e diskutuar tash e sa muaj prandaj unë kisha propozua ose të hedhet edhe këtë draftin tjetër ku kemi qëndrime më të përafruara ose të mos fillojmë një proces të ri me këtë draftin e komisionit për punë të jashtme.”, tha Dërguti.

Pal Lekaj nga AAK tha se si grup parlamentar nuk pajtohen me deklaratën.

 

“Ne nuk mund ta përkrahim propozimin që u dha paraprakisht nga kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, e kemi propozuar një draft që mund t’ua lexoj, në pasuesin e tretë ku thuhet që ne grupet parlamentare garantojmë se do të japim kontributin tonë në zgjidhjen e këtij kontesti përmes rishikimit e mbi bazën e fakteve dhe argumenteve që janë paraqitur dhe në të njëjtën kohë që jemi të përcaktuar që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të zgjidhet përmes rrugës politike diplomatike e ligjore ku nuk do të dëmtohet integriteti territorial i asnjërit shtet dhe si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës jemi të vendosur që të vazhdojmë angazhimin e plotë institucional për forcimin e rendit gdhe ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuara ndërsa mbetet pasuesi ashtu siç është propozuar dhe pasuesi i fundit të tërhiqet krejtësisht, vetëm në këtë mën yrë aleanca mund ta votoj por nëse nuk pranohen propozimet tona nuk e kam mandatin as unë as grupi që ta votojmë deklaratën që e dha kryetari i komisionit”, tha Lekaj.

Duke parë këto kundërshtime të deputetëve të opozitës kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se po shihet qartë se është  e vështirë arritja e konsensusit mes pozitës dhe opozitës.

 

“Po e shohim realisht se kemi vështirësi në arritjen e konsensusit jo vetëm në këtë çështje por në shumicën e çështjeve, mund të vazhdojmë togfjalëshin e një situate si të djehit dhe sotit të cilin vetëm konfliktuoz ose e mira është kjo iniciativë për një deklaratë duhet me u pa vetëm si një mundësi me folë për liberalizmin e vizave nëse munden grupet parlamentare me harmonizua mi hjekë të gjitha ndoshta edhe gjyqësore, opozita po don me ftu demarkacionin gjithsesi me u rishqyrtua, pozita e ka qëndrimin e vet, si do që të jetë kemi me u futë ehe një herë në diskutime 6 orësh dhe në fund jam i sigurt se vendimmarrja është me paragjykim”, tha Veseli.

Por kryetari i VV-së Visar Ymeri tha se ata dëshirojnë që të vazhdohet debati rreth kësaj pike.

 

“Së pari mendoj që domosdoshmërisht duhet  që të vazhdoj debate për të gjithë deputetët që duhet të flasin për këtë çështje, në përgjithësi për deklaratën , nuk duhet të ndalet kjo sepse Kuvendi tek e fundit është vendi ku flasim, ku i shprehim qëndrimet tona edhe është njëkohësisht mundësi për opinionin publik që ta dëgjojnë qëndrimin e të gjithëve sa i përket deklaratës deh ideve që kanë për të. Unë nuk mendoj që kuvendi është një skutë ku ne mblidhemi fshehtas dhe dakordohemi për tekst”, tha Ymeri.

Për Zafir Berishën nga Nisma një deklaratë e tillë nuk mund të harmonizohet.

 

“Ne mund të tërhiqemi për harmonizim por nuk mund të harmonizohet, edhe kjo ka ardhë njëjtë si Rezoluta e djeshme, me u paraqitë se jemi tu bë diçka e në fakt nuk jemi duke bërë asgjë ne e dimë efektin dhe ndikimin e kësaj deklarate që do të jetë më pak se zero…po besoj se më mirë do të ishte mos të përsërisim skenat e debatit të djeshmit se sa të përsërisim ato skena jot ë këndshme dhe të mos arrijmë asgjë”, tha Berisha.

Debati për deklaratën për liberalizim të vizave pritet të vazhdojë gjatë vazhdimit të seancës./KP