Partitë kryesore opozitare shqiptare kërcënuan se do t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, nëse Qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk jep dorëheqje dhe nuk formohet kabineti teknik, i cili do ta kryente procesin zgjedhor.
Në kumtesën e përbashkët të partive opozitare, të kryesuara nga Partia demokratike (PD) e Lulzim Bashës, ceket se ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse “nuk arrihet marrëveshje politike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të drejta”.
Opozita shqiptare tashmë tre javë po mban protesta para ndërtesës së Qeverisë në qendër të Tiranës, ku është vendosur tendë e madhe në të cilën çdo ditë mbahen tubime protestuese.
Po ashtu, opozita e akuzon Qeverinë shqiptare për korrupsion dhe përzierje në kontrabandë të marihuanës dhe pohon se “nuk beson se ajo do të organizojë zgjedhje të drejta”.