Aktuale

Operohet Naim Tërnava, djali i tij flet për gjendjen shëndetësore të myftiut

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar sot një operimi.

Pas këtij operimi, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe gjithçka ka kaluar mirë, ka bërë të ditur nga djali i myftiut, Haris Tërnava.

“Dua t’ju njoftoj se Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, sot i është nënshtruar një operimi. Falë Zotit operimi ka kaluar mirë, dhe gjendja shëndetësore e tij është stabile. Me këtë rast, si familjar, shprehim mirënjohje ndaj spitalit, mjekëve dhe secilit prej jush që u interesuat për shëndetin e tij”, ka thënë djali i myftiut të Kosovës.

the authorBurbuqe Metolli