Në Shqipëri po vazhdon edhe më tej operacioni “Roja e Gjelbër” për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve.
Gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim me Policinë kufitare është evidentuar një rast, me që rast ka filluar procedimi penal ndaj një 59 vjeçari.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi, është kapur nga punonjësit e policisë kufitare Viçisht dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë duke transportuar 8 metër kub lëndë drunore të llojit “Ahë” me kamion.
Lënda drunore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.