Aktuale

Operacion i policisë, 23 të arrestuar

Të paktën 23 persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga FNSH, policia rajonale dhe skuadra Shqiponja.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në lokalet e ndryshme ku dyshohet se organizoheshin lojëra fati.

Gjatë kontrollit mësohet se policët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme.

Ndërkohë, bëhet e ditur se operacioni për arrestimin e personave të dyshimtë dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara, i cili ka nisur prej mbrëmjes se djeshme vijon ende.