Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë sot se numri i përgjithshëm i të vrarëve në konfliktin e Jemenit është rritur me shpejtësi kohët e fundit, pasi që vetëm brenda katër muajve janë vrarë më shumë se 200 persona dhe janë lënduar më shumë se 500 të tjerë, përfshirë 50 brenda një jave.
Zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, ka thënë në një komunikatë për media se dhuna nëpër Jemen është përshkallëzuar, përcjell Express.
Ajo theksoi se incidentet më të këqija kanë ndodhur në korrik dhe gusht me tetë fëmijë të vrarë nga një sulm me raketë më 5 korrik afër qytetit lindor Marib.
Që nga marsi i vitit 2014, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka nisur fushatë ushtarake kundër rebelëve shiit, të njohur si Houthis, dhe forcave aleate të cilat e kanë okupuar kryeqytetin.