Rajon & Botë

OKB: Rreth 300 mijë migrantë përshkuan Mesdheun në këtë vit

Më shumë se 300.000 migrantë dhe refugjatë përshkuan Mesdheun për të vijuar më pas drejt Evropës në 2016, viti që mund të cilësohej si më tragjiku nëse numri i personave të vdekur shkak i fundosjes së anijeve të shumta do të vijonte me ritmin aktual, bëri të ditur UNHCR-ja.

“Numri i refugjatëve dhe migrantëve që kanë mbërritur deri më tani në brigjet evropiane e tejkalon pragun prej 300.000 personash”, deklaroi  zëdhënësi i Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët, William Spindler gjatë një konference shtypi në Gjenevë.