Rajon & Botë

OKB kërkon lirimin e liderëve të opozitës në Venezuelë

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad al-Hussein kërkoi sot nga Venezuela lirimin e demonstruesve të arrestuar dhe kërkoi të lejohet një hetim i shpejtë dhe i pavarur për vdekjen e së paku 10 njerëzve gjatë protestave në fundjavë.

“Sa më shpejt që të jetë e mundur të lirohen liderët e opozitës, Leopoldo Lopes dhe Antonio Ledesma, të arrestuar përsëri, sepse ata ishin më parë në arrest shtëpie”, tha ai në një deklaratë, raporton AP./KosovaPress/