Kombet e Bashkuara u penguan të dërgojnë dy aeroplanë me ndihma humanitare në Jemen, pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbylli sot të gjithë kufijtë dhe hapësirën ajrore në Jemen, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara.
Zyrtarët e OKB-së janë aktualisht në negociata për të marrë leje për të fluturuar në misione humanitare në Jemen, ku aktualisht shtatë milionë banorë të Jemenit janë duke u përballur me uri, transmeton KosovaPress.