Dynjaja i ka veç dy vjet për të siguruar një marrëveshje për natyrën që të ndalë “vrasësin e heshtur” po aq të rrezikshme sa edhe ndryshimet klimatike, ka thënë shefi i biodiversitetit
Duhet një marrëveshje e re për natyrën në dy vitet e ardhshme, në të kundërt njerëzimi mund të jetë specia e parë që të dokumentojë zhdukjen e tij, paralajmëron shefi i biodiversitetit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara [OKB].
Duke diskutuar kolapsimin e ekosistemeve, Cristiana Pasca Palmer tha që njerëzit e të gjitha vendeve duhet të bëjnë presion te qeveritë e tyre që të bëjnë diçka deri në vitin 2020 për të mbrojtur insektet, zogjtë, bimët dhe gjitarët që janë vitalë për prodhimin ushqimor global, ujin e pastër dhe sekuestrimin e karbonit, përcjell në shqip Periskopi.
“Humbja e biodiversitetit është një vrasës i heshtur,” i tha ajo gazetës The Guardian. “Është i ndryshëm me ngrohjen globale, të cilën njerëzit mund ta ndjejnë për çdo ditë. Me biodiversitetin, nuk është e qartë por me kohën do ta kuptoni se po ndodh, por atëherë mund të jetë tepër vonë.” – ka shtuar ajo. /Periskopi