Sekretari i përgjithshëm i OKB-së deklaroi sot se një zgjidhje për Qipron është shumë pranë, pas hapjes së negociatave mes krerëve qipriotë grekë dhe turq, në një hotel në Zvicër.
“Shumë çështje të ndjeshme dhe të vështira ekzistojnë (…) dy krerët janë në një moment kritik të bisedimeve, por perspektiva për një zgjidhje për Qipron është shumë pranë”, theksoi Ban Ki Moon për median.
Pas kësaj deklarate të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së presidenti i Qipros greke, Nicos Anastasiades dhe lideri i asaj turke, Mustafa Akinci filluan zyrtarisht negociatat nën drejtimin e të dërguarit të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.
Tags:Ban Ki-moon