Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Farhan Haq tha se OKB-ja po ndjek ndodhitë në Rusi dhe se e drejta për protesta të qeta doemos duhet të respektohet në mbarë botën.
Kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar Moskën zyrtare se e drejta e protestave doemos duhet të respektohet, ndërsa paralajmërimi është bërë për shkak të arrestimeve masive që policia ruse i kreu gjatë protestave masive të së dielës në mbarë vendin nga ana e opozitës.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Farhan Haq deklaroi se OKB-ja po ndjek ndodhitë në Rusi dhe se e drejta për protesta të qeta doemos duhet të respektohet në mbarë botën“Shpresojmë se kjo e drejtë do të respektohet në Rusi”, tha Haq.Sean Spicer: Rusia t’i lirojë menjëherë protestuesit e arrestuarSean Spicer, zëdhënësi i Shtëpishë së Badhë, në konferencën e përditshme për media ka deklaruar se SHBA dënon arrestimin e protestuesve në Rusi.
“SHBA dënon ashpër arrestimin e qindra demonstruesve paqësorë në të gjithë Rusinë të dielën”, ka thënë Spicer.Ai theksoi se arrestimi i lartpërmendur, është një shkelje e vlerave themelore demokratike.Ai shtoi se qytetarët kudo në botë meritojnë një qeveri transparente dhe të përgjegjshme si dhe mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre.Moska më herët kishte refuzuar paralajmërimet e SHBA-ve dhe BE-së për lirimin protestuesve të arrestuar gjatë “demonstratave të paligjshme” duke akuzuar organizatorët se kanë paguar të rinj për të marrë pjesë në protesta.
Opozita ruse ka organizuar protesta të shumta në të gjithë Rusinë për të nxjerrë në pah problemet e korrupsionit në vend.
Policia arrestoi qindra demonstrues, duke përfshirë edhe kreun e opozitës ruse Aleksei Navalny i cili është i njohur si kritiku më i zëshëm i korrupsionit dhe politikës së presidentit rus Vladimir Putin.Atij gjatë ditës së djeshme i është shqiptuar dënim me burg prej 15 ditësh për shkak të prishjes së rendit publik.





















