Aktuale

OKB bën thirrje për qasje në ndihma dhe evakuim të civilëve në Alepo të Sirisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë sot se është thellë e shqetësuar me rritjen e intensitetit të luftimeve në dhe përreth qytetit sirian, Alepo, si dhe ka bërë thirrje për qasje në ndihma dhe evakuim të shpejtë dhe të sigurt të civilëve.

Zëdhënësja e OKB-së, Alessandra Vellucci ka thënë një konferencë të rregullt të OKB-së në Gjenevë se armiqësitë e intensifikuara në mes të forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura ua kanë ndërprere 300 mijë njerëzve furnizimet humanitare dhe mallrat komerciale në lindje të Alepos, dhe se çmimet në qytet veçse janë në rritje.