Aktuale

OKB: 180 civilë janë vrarë brenda vetëm 1 muaji në konfliktin e Jemenit

Zyra e Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut ka shprehur sot shqetësim të thellë për sulmet në rritje kundër civilëve në Jemen, pas vrasjes së 180 civilëve brenda vetëm një muaji, duke çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në gati 4.000 që nga marsi i vitit 2015.

 

Cecile Pouilly nga OKB ka thënë se po ashtu muaji gusht ka shënuar një rritje në numrin e sulmeve kundër objekteve të civilëve, përfshirë ndaj spitaleve, tregjeve dhe objekteve fetare, transmeton Express.

Deklaratat e saj vijnë vetëm dy ditë pasi sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite bombarduan shtëpitë në qytetin e portit Hodeidah në Detin e Kuq, duke vrarë të paktën 32 civilë.