Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar në flagrancë shtetasin Myftar Xhyra, Gentjan Balliun dhe Genci Dervishin, pasi të njëjtit kanë ofruar ryshfet për zyrtarët policor.
Sipas Policisë, Myftar Xhyra ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare Kapshticë, duke i ofruar ryshfet një kartëmonedhë 500 lekë.
Kurse, në Lezhë, Gentjan Balliu i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative .
Ky shtetas i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për mungesë dokumentacioni të mjetit të tij që po drejtonte.
E në Tepelenë , Genci Dervishi është arrestohet në flagrancë pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për t’iu shmangur masës administrative, arrestohet në flagrancë shtetasi./KosovaPress/