Këngëtarja Mel B është e gatshme për gjithçka vetëm e vetëm për ta përshpejtuar procesin e divorcit nga bashkëshorti Stephen Bellafonte.
Këtë e dëshmon edhe fakti se ajo është e gatshme të heqë dorë edhe nga ishulli i saj privat në shtetin amerikan të Virgjinias dhe t’ia falë ish-bashkëshortit, transmeton “Zeri.info”.
Mel dëshiron të mbrojë fëmijë dhe insiston që ai të nënshkruajë marrëveshje që mos të zbuloj detaje nga jeta e tyre.
Siç ka deklaruar një mik i tyre, paratë për të nuk janë të rëndësishme, ndërsa në këtë ishull edhe ashtu shkon shumë rrallë.
Ajo bashkëshortit të saj të ndarë ia ofron 6 milionë dollarë që të shkurorëzohen sa më shpejt.
“Stephen do të pranojë pasi frikohet se gjykata do t’i ndajë shumë më pak para, për shkak të raporteve se ai e ka abuzuar këngëtaren”, ka sqaruar një mik i tyre, përcjell “Zeri.info”.
Sharon Osbourne, e cila me Mel B ishte anëtare e jurisë së shout “X Factor”, ka rrëfyer kur këngëtarja para tri vjetëve në xhirimin e emisionit final kishte ardhur me sy të nxirë.
“Ajo është një femër e mrekullueshme dhe punon shumë”, ka thënë Sharon.
Pasi ka dorëzuar kërkesën për divorc, në publik kanë dalë detaje tronditëse rreth Bellafontes.
Para 14 vjetëve ai e kishte sulmuar të dashurën e atëhershme, ndërsa bashkëshortja e parë kishte ikur vetëm pas dy muajve, për shkak të abuzimit. /ZËRI/