Aktuale

Ofrojnë ryshfet Policisë, arrestohen dy persona

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Pogradec shtetasin A.M, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi 2000 lekë ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mercedes-Benz”.

Gjatë kryerjes të procedurave ligjore, në ambientet e Komisariatit Pogradec, ky i fundit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim shmangien e arrestimit të tij.

Ndërsa, në Elbasan është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit A.O, pasi në aksin rrugor Karinë – Paulesh, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap 500 lekë punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit./KosovaPress/