Rajon & Botë

Ofendoi Erdoganin në Facebook, dënohet maqedonasi

Në një verdikt të pazakonshëm, një gjykatë në Shkup ka dënuar një qytetar maqedonas për ofendim të Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan në Facebook.

Gjykata Penale e Shkupit dënoi “L.A”, që mban dy shtetësi, atë maqedonase dhe turke, me 400 euro dhe nëse nuk e paguan dënimin mund të përfundojë në burg, raportoi agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Verdikti thotë se i akuzuari u shpall fajtor për “publikimin e qëndrimeve ironike dhe ofenduese në drejtim të liderit të një shteti të huaj”, transmeton Gazeta Express.

Padia, e ngritur nga Ambasada Turke në Shkup në fund të vitit 2016, thotë se personi “në profilin e tij në rrjetin social, e ka dëmtuar imazhin e Republikës së Turqisë dhe Presidentit Erdogan”.

Maqedonia dhe Turqia kanë tradicionalisht marrëdhënie të mira, pjesërisht për shkak të komunitetit turk në vend.

Megjithatë, nuk është e zakonshme në Maqedoni që njerëzit të dënohen për atë çfarë shkruajnë në rrjete sociale.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ofendoi-erdoganin-ne-facebook-denohet-maqedonasi-424531/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright