Aktuale

Odalloviq: Suçiq keqpërdori takimin

Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur në Serbi Velko Odalloviq ka vlerësuar se retorika e zyrtarëve kroatë rreth agresionit serb, ushtrisë pushtuese e Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe krimet e APJ-së dhe zhvendosjen e varreve masive, nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit

Odalloviq, i cili dje në Zagreb u largua nga konferenca për të zhdukurit pasi që zëvendësministri dhe homologu i tij kroat Stjepan Suçiq tha se “ e gjithë e keqja në rajon vjen nga Beogradi”, thotë se ai e bëri atë, sepse ky takim është keqpërdorur.